Prokuroria e Posatshme Kundër Korrupsionit në nivele të larta (SPAK), i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla që ti nënshtrohet testit të drogës.
Burime bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor.
Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t’i marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e eskpertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo.
Nga ana tjetër videoja e kryebashkiakut është dërguar për ekspertim, në mënyrë që të provohet nëse është autentike apo e montuar, siç pretendon vetë Alla.
Burime bënë me dije se Alla nuk e kishte pranuar vërtetësinë e videos, gjatë ditës së djeshme kur u mor në pyetje në SPAK, ndërkohë që të kundërtën e tij deklaroi gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi dhe videon.
Problem mbetet se në Shqipëri për të bërë testin e drogës nuk ka aparaturatë sofistikuara, dhe testi përmes gjakut jep të dhëna vetëm për 72 orë, nga momenti i konsumimit.