Një dasmë në Fier ka përfunduar në një sherr masiv. Policia bën me dije se rreth orës 17:20 të pasdites së djeshme, në lokalin e shtetasit D.F., në fshatin Radostinë, ku po zhvillohej një ceremoni martese, shtetasit A. Bajrami, 21 vjeç dhe K.Pashko, 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit Lavdimir Sula, 54 vjeç, Albert Sula, 19 vjeç dhe Gëzim Nuredini, 25 vjeç, të tre banues në Radostinë. Ngjarja besohet të ketë ndodhur nga fundi i dasmës. Të plagosurit, të cilët janë babë e bir dhe dajë, kanë marrë plagë në kofshë dhe kërcinj. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat shtetasit A. Bajrami dhe K.Pashko. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...