Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar qëndrim përçarës dhe kundër dialogut, takimin e zhvilluar sot nga ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin për reformën zgjedhore. Takimi është zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës reale, e cila është pjesë e Këshillit Politik.
Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se tryeza e organizuar nga vetëm më njërën palë tregon se ambasadorit nuk i pëlqen dialogu.
Deklarata e Petrit Vasilit në Facebook:
Borchard organizon tryezë me ambasadorët për reformën zgjedhore dhe fton vetëm njërën pale, Gjiknuri dhe Hajdari, dhe çuditërisht flet për dialogun.
Interesant vërtet!! Me sa duket askush nuk e ka informuar se është krijuar Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore me paritet përfaqësimi të të dy palëve.
Si duket atij, ky Këshill Politik si instrument dialogu nuk i pëlqen dhe nuk e do. Dialogu përmes Këshillit Politik nuk është dogme është realitet, është veprim është fakt dhe si i tillë nuk mund të diskutohet nga kërkush.
Borchard shfaqet serish recidivant në qëndrimet e tij të njëanshme, konfliktuale dhe përçarese, që e minojnë dialogun e ndërtuar me shume mundim.