Rodrigo, historia e një tjetër transferimi të dështuar të Barcelonës

Dështimi i Barcelonës për ta transferuar Rodrigo Morenon është vetëm episodi i fundit në serinë e tentimeve për transferim që kanë përfunduar pa sukses për klubin katalonas, gjatë sezoneve të fundit.

Transferimi i Rodrigo Morenos pritej të ishte i vetmi për blaugranët gjatë këtij afati kalimtar të janarit, mirëpo dështimi i negociatave i ka lënë drejtuesit në Camp Nou të zemëruar, shkruan Marca.

Rodrigo dukej se ishte me njërën këmbë në skuadrën e trajnerit Quique Setien, mirëpo Valencia luftoi për sulmuesin e vet, i cili tani është vendosur se do të qëndrojë në Mestalla.

Gjatë neogicatave me agjentin Jorge Mendes u përmend edhe emri i Bruno Fernandesit, edhe pse ai tani duket se është shumë afër kompletimit të transferimit nga Sporting Lisbona në Manchester United.

Vendimi i Josep Maria Bartomeut për ta bërë publik çdo hap të klubit është cilësuar gjithashtu i çuditshëm, pasi që planet e klubit katalonas kanë tendencë të dalin nëpër media para se të bëhet ndonjë hap konkret për realizmin e tyre.

Është sikur ta kemi parë këtë film edhe më parë.

Kjo gjendje e klubit u bë më se e qartë kur Ernesto Valverde ishte afër shkarkimit dhe ata tentuan ta bindin Xavi Hernandezin ta marrë rolin e trajnerit të klubit.

Edhe verën e kaluar kur klubi tentoi ta kthejë Neymarin në Camp Nou, çdo hap i tyre dhe çdo udhëtim i tyre në Paris bëhej menjëherë i ditur për publikun.

Por, Neymari mbeti në Paris, ashtu siç ndodhi edhe me Marco Verratin para tij.

Edhe transferimi i Antoine Griezmann zgjati më shumë sesa do të kishin dashur drejtuesit e Barcelonës, pasi francezi fillimisht e kishte publikuar një dokumentar për ta lajmëruar vendimin e tij për ta refuzuar Barcelonën.

Artikulli paraprakFrika nga epidemia, qeveria britanike do të izolojë të gjithë personat që udhëtojnë nga Wuhan
Artikulli tjetërDolën me kazma dhe lopata për të groposur trupin e Jan Prengës: Kamerat e sigurisë kapin pamje tronditëse në Shijak