‘Rama ik’ edhe në ndeshjen Besëlidhja-Partizani! Nuk ndalet revolta në stadiume! (Foto)

Thirrjet ‘Rama ik’ tashmë dëgjohen në çdo stadium dhe në çdo ndeshje që luajnë ekipet shqiptare. Edhe gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes Besëlidhjes dhe Partizanit janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet edhe në foto një grup tifozësh përveç thirrjeve kanë nxjerrë edhe banderola ku shkruhej ‘Rama ik’.

Që nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës në ‘Air Albania Stadiu’ dhe në çdo ndeshje të kampionatit shqiptar, janë dëgjuar shpesh thirrje nga tifozët kundër kryeministrit të Shqipërisë, veçanërisht në sfidat ku luan Partizani ku Drejtor i klubit është vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Artikulli paraprakKryebashkiaku i Ramës detyron punonjësit që t’i japin tenderin gruas së Prefektit…
Artikulli tjetërFletushka dhe thirrje kundër Ramës gjatë premierës së filmit të Mamaqit (Foto)