Qeveria që nuk na duhet…

Nga Albert AVDYLI

Në kushte normale, nuk jam kundër qeverisë edhe pse nuk e kam votuar. Mund të kem pakënaqësi, por vullneti shumicës ka dhënë vendimin.

Në rastin konkret, dhimbem dhe duroj ì detyruar.

Mbështetje nuk ì jap sepse jam ì braktisur prej saj. I braktisur, por jo harruar prej saj. Më gjen dhe taksa, tarifa kërkon.

Në raport me të, nuk jam as indiferent.

Thjesht, jam objektiv dhe analitik.

I bindur në ndikimin e politikave të saj në jetën dhe ekonominë e shumicës, po bëjë krahasimin e mëposhtëm.

Para 7 vitesh, jeta ishte realisht më e lehtë në plotësimin e nevojave.

Të gjithë artikujt e konsumit ishin 20 deri 30 % më lirë.

Nafta ishte 120 deri 130 lek për litër, sot 170 deri 180 lek për litër.

Çmimi ì ujit është dyfishuar.

Çmimi ì energjisë elektrike nuk matet sepse shënohet aq sa do kompania dhe nuk e sqaron dot as në gjykatë.

Kuponi për kartë identiteti dhe pasaportë është rritur me 30%.

Taksat e pastrimit, banesës, televizionit, shkollimit, kanë marrë një obezitet vrasës.

Tarifat e programeve universitare, bachelor dhe master, janë veç për xhep qeveritari ose biznesmeni të madh.

Taksa për rrugën e për qarkullimin. Tarifë për konçesionarin.

Interesat e kredive të rraskapitin. Të kursesh pak lekë ( mrekulli kjo), bankat, jo vetëm që nuk të shtojnë interesa, por duan t’ju paguash komision për ruajtjen e tyre.

Në rrugicën e lagjes, nuk ndal dot sepse agjentët e policisë bashkiake, sulen si skiftera të zhvatin një gjobë. Te familja, këto të dhëna, hedhur përciptaz. Biznesi vërtitet në në të tjera procedura torturuese. Këtu punojnë vetëm klasa e përcaktuar tashmë si oligarki. Shtresa e mesme dhe biznesi këtij niveli dhe biznesi familjar, robtohet për mbijetesë. Mos të harrojmë, që është kjo e mesme e cila, konsiderohet si boshti ì shoqërisë.

Jo më kot e ka titullin e nderit. Nëpkupton gërshetimin e shtresave shoqërore dhe stabilitetin në mirëqënie, vlera, pavarësi, traditë dhe ardhmëri. Këtë shtyllë pra, e ka gërryer konkurenca armiqësore dhe politikat represive.

Në qytet, dita nis me stresin e trafikut, betoniereve e kamionëve të rëndë . Ajrin, trotuarin, parkun, ta rrëmben kryetari bashkisë sepse miqtë e tij duhet të ndërtojnë kulla.

Nga ky plan krahasues, arrij në përfundimin se kjo qeveri eshtë varfëruese.

Kjo është pjesa më njerëzore në fakt.

Qeveria është stresuese deri në atak.

Të rinjtë, mosha më vitale, shkollohen ose braktisin studimet dhe largimin kanë ambicien më të madhe.

Rendi dhe siguria në pasiguri të plotë. Lajme të errëta si : Tritoli banesës, biznesit, makinës. E vranë në rrugë, e rrëmbyen në mesditë në mesqytet. Ju futën në banesë, ì dhunuan, ì lidhën. Ju thyen dyqanin, ju vodhën makinën, biçikletën, motorrin.

Droga në plantacione, shkolla, zonën elitare të qytetit.

Prostitution në rrugë, pranë shkollave, pranë operas, mbas xhamisë, në krah të kishës.

Errësirën nuk e shkaktoj unë. I vetmi faji imi është te konstantimi.

Buletinet zyrtare ì raportojnë këto faktmënxyra.

Qeveria ku ndodhet, për çfarë ?

Ah, prezente, sa për t’na kujtuar një barrë më shumë.

Mendoj se, çdo raport, individë apo familje me qeverinë, nuk është harmonik. Edhe para 7 vitesh, nuk kanë qenë vite mjalti, por bashkëjetesë normale. Më saktë një simbiozë e domosdoshme. Populli do qeverinë mbi krye si garanci e gjithë aktivitetit.

Qeveria do popullin e saj si detyrim kushtetues dhe si burim të ardhurash për financim projektesh publike. Parim kryesor dhe pranuar natyrshëm është : Edhe qeveria më e mirë, rëndon mbi shpatullat e qytetarëve të saj.

Sepse ,vetë Zoti, njeriut ì jep ngarkesë aq sa ai të mund të durojë e ta mbajë.

Kjo qeveri nuk rëndon mbi shpatulla, por mbi qafë ,si kular robërues.

Marrëdhënia e sotme në këtë raport është tmerruese dhe denigruese.

Fondet publike shpërdorohen e destinohen për qoka banale ose shërbime, që qytetari më dashamirës ndaj qeverisë, nuk ì prek dot.

Drejtësia në zgrip të thellë. Mjerë kush ka një çështje në gjykim sepse kalendat greke do pres.

Pra, duke e trajtuar realitetin, pa urrejtje, pa pasione, por vetëm në raport me të vërtetën, kupton se zgjidhja më e butë është divorci.

Shpresa se diçka mund të ndryshojë në vitin tjetër, ju përket vetëm atyre, që do jetojnë 700 vjet.

Për njeriun normal, 7 vite, eksperimente, lodhje, stress, pamundësi, janë një shekull qëndresë.

Ky është qëndrimi im, tepër objektiv, qartësisht kundërshtues, për këtë qeveri.

Artikulli paraprakNdreu i Ramës nis spastrimet në Lezhë, reagon Berisha: Qëndrim shpirtkazëm!…
Artikulli tjetërRevolta e naftëtarëve: Erdhi kryeministri, i tha investitorit “do t’u japësh lekët”, iku! Kemi 32 muaj pa rrogë …