Një tjetër biznesmen i minierave të Kromit në Bulqizë gjendet i pajetë. Është gjendur pa jetë në orët e mbrëmjes biznesmeni Murat Duriçi. Ai është gjendur në kanal në rrethana të paqarta.
Duriçi mësohet se ka shfrytëzuar disa galeri kromi në qytetin e Bulqizës duke i marrë ato me qera, ndërsa pronarët e tyre janë emra të njohur në qytet dhe përtej tij.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa dyshohet se 53-vjeçari është aksidentuar me një furgon. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat po hetojnë rastin.
Informacionet e fundit nga Bulqiza bëjnë të ditur se Duriçi ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa drejtuesi i automjetit që e ka aksidentuar ka qenë i pirë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’