NATO ka memorie, Edvin!

Nga Sali BERISHA

Njeriu, që demonstroi kundër NATO-s të nesërmen e anëtarësimit të vendit në këtë Aleancë, vizitoi dy ditë më parë selinë e saj në Bruksel. Në konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, zotin Stoltenberg, Edvin Kristaq Mashtrimi mori një zotim qesharak. Ai deklaroi se pavarësisht nga tërmeti, nuk do të ulte buxhetin për NATO-n.

Edivin Kristaq Droga ka ulur nga 2% të GDP që ishte buxheti për NATO-n në Shqipëri në vitin 2012, në 0, 9% që e zbriti vitin e kaluar, pasi i mori fondet ushtrisë dhe shpërbleu me to, narko- Policinë për gazin që hodhi ndaj qytetarëve.

Kështu që ky ishte një zotim qesharak, sepse ai në vitet pa tërmet ka pasur buxhetin me të ulët dhe e ka vidhisur Shqipërinë nga vendi i pestë – për kontributet e saj, që ishte sipas renditjes të vet Aleancës në vitin 2012 – në vendin më të fundit që ndodhet prej tre vitesh.

Duke përfunduar, denoncoj me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edvin Kristaq Mafisë dhe narko-Qeverisë së tij që mbajnë për detyrimet e vendit ndaj NATO-s dhe kërkoj të mos luajë me anëtarësimin e vendit në NATO, që përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas Pavarësisë të saj.

NATO ka memorie!

83926321 1506199096207659 7653519068774793216 n

Artikulli paraprakTabaku publikon videon: Integrimi i Shqipërisë nuk është peng i BE, por i keqqeverisjes së Edi Ramës
Artikulli tjetërMesazhi i Ambasadores së SHBA: Shërbyes publikë, bëni punët tuaja me besnikëri ndaj shtetit ligjor