Eksperti gjerman: Anti-KÇK, teatër absurd! Qeveria Rama është vetë mafia!

Martin Henze, një prej këshilltarëve ekonomikë pranë CDU, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me miratimin e paketës “Anti-KÇK” nga qeveria Rama, për të cilin është thënë se nis zbatimin në terren prej ditës së sotme.

Duke rikthyer në vëmendje përgjimet e publikuara nga “Bild”, për dosjet 339 dhe 184 mbi vjedhjen e votave, Henze shkruan se sipas disa organizatave ndërkombëtare, qeveria e Ramës është vetë mafia dhe kjo paketë ligjore është një teatër absurd i Kryeministrit.

“Paketa Anti-KCK, bie në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit të kushtetutës shqiptare. Një teatër absurd i Edi Ramës. Qeveria Rama është vetë mafia, sipas disa organizatave ndërkombëtare”, shkruan Henze.

Reagimi i Henze vjen në kuadër të kundërshtive që ka shkaktuar miratimi i paketës anti-KÇK, ndërsa Ambasada e SHBA dhe ajo e BE në Tiranë janë shprehur se do të monitorojnë zbatimin, por kanë vënë theksin te SPAK.

Opozita dhe shoqëria civile, si dhe konstitucionalistë të njohur në vend e kanë cilësuar anti-KÇK në kundërshtim me Kushtetutën dhe si një marrje kompetencash nga policia të Prokurorisë dhe Gjykatës.

henze

Artikulli paraprakKryebashkiaku i Ramës për Bashkinë e Librazhdit, i proceduar për falsifikim vule, paditet nga vartësi i tij
Artikulli tjetërPresidenti i PE thirrje Ramës: Kushtet e Bundestagut të merren seriozisht