Ka ndërruar jetë në burg, i dënuari me burgim të përjetshëm Andon Mëhillaj, anëtari i bandës të Juljan Sinanaj.
Sipas burimeve të Abcnews.al, mjekët dyshojnë se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa Mëhillaj ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Burgut në Tiranë. Jashtë kameras edhe familjarët e tij e pohojnë se ai vuante nga zemra, por thonë se shteti e vrau pasi nuk i është dhënë në kohë ndihma mjekësore.
Burime brenda burgut të Peqinit pohojnë se prej dy javësh në këtë burg nuk ka mjekë, pasi drejtori i ka pushuar dhe nuk i ka zëvendësuar.
Mëhillaj ishte dënuar si anetar i bandes se Sinanajt për kryerjen e vrasjeve me pagesë. Ai gjithashtu kryesonte bandën e tritolit në Vlorë. Pas arrestimit të Juljan Sinanaj në 2014, ky i fundit bashkëpunoi me policinë. Ai zbuloi skemat e krimeve dhe emrat e bashkëpunëtorëve. /abcnews.al