Studiuesit kanë zbuluar një lidhje mes ushqimit dhe pijeve të pasura në flavanol dhe luftimit të demencës. Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim i ri i publikuar në “Neurologjia”, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
Specifikisht, studiuesit analizuan flavonolet antioksidante, që janë përbërje fitokimikale të gjendura në pigmentet e bimëve dhe janë të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore. Ata zbuluan se “personat që hanë apo pijnë më shumë ushqime me flavonole antioksidante, që gjendet në pothuajse të gjitha frutat dhe perimet si dhe në çaj, mund të kenë më pak gjasa për të zhvilluar demencën e sëmundjes së Alzheimerit vite më vonë.
“Janë të nevojshme dhe më shumë studime për të konfirmuar këto rezultate, por këto janë gjetje shumë premtuese. Ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe pirja e më shumë çaji, mund të jenë mënyra të lehta dhe të lira ne mënyrë që njerëzit të luftojnë demencën e Alzheimerit.
Me rritjen e shpejtësisë së plakjes së popullsisë në të gjithë botën, çdo ulje e numrit të njerëzve me këtë sëmundje, apo dhe vetëm vonimi i saj për disa vite, mund të ketë një efekt shumë të madh pozitiv në shëndetin publik,” u shpreh autori i studimit, dr. Thomas M. Holland, nga Universiteti i Çikagos.
Studimi filloi me një grup prej 921 njerëzish, me një moshë mesatare 81 vjeç. Asnjëri prej tyre nuk kishin Alzheimer apo demencë në fillim të studimit. Çdo vit pjesmarrësit plotësuan një pyetësor me pyetje rreth shpeshtësisë me të cilën hanin ushqime të caktuara. Pyetje të tjera ishin rreth aktivitetit fizik dhe aktiviteteve angazhuese mendore, si leximi apo lojërat.
Çdo vit, pjesmarrësit në studim u testuan për të kontrolluar për demencën e Alzheimerit. Për 6 vite, 220 nga pjesmarrësit e kishin zhvilluar këtë problem shëndetësor.
Studiuesit determinuan se sa flavonol kishte në dietën e secilit person dhe i ndau pjesmarrësit në pesë grupe, bazuar në sasinë që konsumonin.
Sipas Akademisë:
Studimi zbuloi se personat në grupin me sasi më të lartë kishin 48% më pak gjasa që të zhvillonin demencën e shkaktuar nga Alzheimeri, krahasuar me personat në grupin me sasinë më të vogël. Kjo dhe pasi u përjashtuan faktorët demografikë, gjenetikë dhe mënyra e jetesës.
Nga 186 personat në grupin me sasinë më të madhe të marrjes së flavonolit, 28 prej tyre, apo 15% zhvilluan demencë të Alzheimerit, krahasuar me 54 persona, apo 30%, nga 182 personat në grupin me sasinë më të ulët.
Studiuesit morën në konsideratë dhe faktorë të tjerë risk si diabeti, ataket kardiake të mëparshme, goditjet cerebrale dhe tensionin e lartë të gjakut, por rezultatet mbetën të njëjtat.
Për studimin, u panë katër përbërës të ndryshëm të flavonolit:
Ushqimet që përmbanin isorhamnetinë:
Dardhat
Vaji i ullirit
Vera
Salca e domates
Ushqimet që përmbanin kaempferol:
Lakër jeshile
Fasule
Çaj
Spinaq
Brokoli
Ushqimet që përmbanin lyricetinë:
Çaj
Verë
Lakër jeshile
Portokalle
Domate
Pjesmarrësit që merrnin më shumë isorhamnetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencëne e Alzheimerit. Ata me më shumë kaempferol kishin 51% më pak gjasa për të zhvilluar demencë dhe ata me më shumë myricetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencë. Përbërësi i katërt ishtë quercetina, për të cilin nuk u gjetën lidhje me një risk më të ulët për zhvillimin e demencës.