Luftë në Elbasan, plagoset oficeri i policisë dhe 4 persona

Një oficer policie është plagosur rëndë gjatë përplasjes me armë mëngjesin e sotëm në Elbasan teksa forcat e rendit i ishin vënë në ndjekje një makine që nuk u ndaloi.

Sipas burimeve, polici i plagosur rëndë quhet Eugen Abdurrazaku. Ndërkohëm, mësohet se gjatë përplasjes me armë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Disa persona të plagosur, mes tyre një efektiv policie, kanë mbetur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin Elbasan-Librazhd. Në aksident janë të përfshirë tre automjete, mes tyre një auto-shkollë.

Njëkohësisht, është raportuar se ka pasur të shtëna. Ka dyshime se makina e batuar, ka qenë në ndjekje nga policia dhe për shkak të një manovre të gabuar dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, ka shkaktuar më tej aksidentin.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur një postblloku të policisë në hyrje të Elbasanit për të ndaluar dhe për këtë shkak është vënë në ndjeke nga policia.

Dyshohet që një tjetër automjet të ketë qenë i përfshirë, por që është larguar. Mjeti në fjalë dyshohet se ka plagosur efektivin e policisë. Prokurori Ritvan Sukaj, bashkë me një grup hetimor, ndodhen në vendngjarje.

Ende nuk ka një konfirmim nga policia për dinamikën e ngjarjes.

Të plagosur
1. Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë.
2. Diana Plaka.
3. Durim Plaka (burrë e grua).
4. Albert Cani, instruktor autoshkolle.
5. Adriana Mukja.

Artikulli paraprakPartia Demokratike organizon marshimin “E duam jetën, e duam veten”
Artikulli tjetërShow i Ramës me KÇK-në/ Kompleksi “Golden” u sekuestrua nga Prokuroria në 2015 (Dokumenti)