Basha flet pas takimit me ambasadoren e SHBA: Do të ketë zhvillime të reja dhe…

Një ditë e ngjeshur plot me takime kjo e martë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pasi zhvilloi një takim me kryetarin e PE-së David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Euuropian, lideri i PD-së po pret ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Diplomatja është pritur në hyrje të selisë nga vet Basha, ndërsa ky është takimi i parë prezantues mes tyre.

Pas takimit Basha u shfaq optimisti dhe tha se të gjitha takimet e sotme po bëhen për t’i dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe zhvillimi. Ai paralajmëroi se dita nuk ka mbaruar dhe se do të ketë plot zhvillime dhe lajme duke mos bërë të qartë se çfarë do të bëhet konkretisht.

”Ju siguroj që dita e sotme është e zhvillimit politik dhe çfarë ajo do të vijë do jetë plot me lajme dhe zhvillime. Çdo gjë që po bëhet është t’i jepet shqiptarëve një rrugë shprese dhe zhvillimi.
Të gjitha takimet që bëhet sot po bëhen për të mirën e shqiptarëve dhe do vijoj t’ju informoj më vonë.”- tha Basha.

Reagimi i Bashës

Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik.
E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.

Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrdhënieve të shkëlyqera mes dy vendeve tona.

Artikulli paraprakTahiri lobon në SHBA me kompaninë e njeriut të shpallur “non grata” nga Pompeo
Artikulli tjetërLigj për punësimin e të huajve, bizneset kërkojnë punëtorë në Bangladesh, Kinë e Afrikë, monstra largoi shqiptarët