19 shqiptarë janë kapur nga policia holandeze, pasi ishin fshehur brenda një kamioni në Hoek të Holandës.
Sipas mediave, në kamion ishin 17 burra dhe 2 gra dhe destinacion të fundit kishin Londrën raporton abcnews.al.
Shoferi i kamionit ishte një 47-vjeçar nga Rumania i cili është arrestuar dhe do të mbahet nga autoritetet hollandeze deri në sqarimin e rrethanave.
Ai do të japë shpjegime të detajuar se si kanë mbërritur shqiptarët deri në Hollandë dhe si hipën në kamionin që ai drejtonte.
19 personat e gjetur në kamion ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit dhe ishin nga mosha 19 deri në 43 vjeç.
Është ë njohur tashmë që shqiptarët në tentativë për tu larguar në drejtim të Britanisë përdorin Kamionët e transportit të mallrave duke u fshehur në to./abcnews.al