KÇK, Mafia dhe Edi Rama

Nga Erl KODRA

KÇK-ja e Edi Ramës po dëmton në mënyrë të pariparueshme provat penale, me të cilat mund të hetohen dhe të dënohen eksponentët e Krimit të Organizuar. Thënë ndryshe, hetimi dhe gjykimi, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, u jep të drejtë absolute të gjithë atyre që u konfiskohet prona. Me siguri, asnjë Gjykatë nuk do të jetë në gjendje të vendosë sekuestro mbi këto prona, ku përgjatë procedurave, janë shkelur hapur të drejtat e njeriut.

Në thelb, i gjithë ky show mund të shërbejë, si një alibi përfundimtare e Krimit të Organizuar, që të gëzojnë përfundimisht dhe lirisht “pronën” e tyre. Dhe ja pse.

Ndalimi i gjykimi të dyfishtë është një mbrojtje procedurale (disa vende e parashikojnë si mbrojtje kushtetuese) që ndalon gjykimin dhe dënimin e dyfishtë, me të njëjtat akuza (ose akuza të ngjashme) pas një lirimi ose dënimi të vlefshëm.

Nëse kjo çështje ngrihet para një gjykate, prova e gjykimit dhe dënimit të mëparshëm i paraqitet gjykatës, e cila normalisht duhet të vendosë, si çështje paraprake, nëse fakti është i vërtetuar; dhe nëse është, gjykimi i parashikuar duhet të pengohet menjëherë.

Në disa vende lejohen përjashtime të caktuara, të tilla si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Skoci, ku mund të fillohet një gjykim i ri nëse, për shembull, nëse i liruari, ose i dënuari, ka pranuar fajin sinqerisht, ose, në rastet e veprave të rënda penale, ku fakte të reja thelbësore ri-provojnë me prova të reja dhe bindëse fajësi më të rëndë, dhe se gjykimi i ri do të jetë në interes të publikut.

Në disa vende, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara, garancia për të qenë “në rrezik për t’u akuzuar dhe gjykuar dy herë” është një e drejtë kushtetuese. Në vendet e tjera, mbrojtja sigurohet me statut.

Kjo e drejtë është sanksionuar në mënyrë eksplicite nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, dhe nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Përfundimisht, mund të thuhet me bindje të plotë se KÇK – ja e Edi Ramës po dëmton dhe minon çdo mundësi proceduriale, duke zhvlerësuar kështu të gjitha mundësitë e një hetimi dhe gjykimi të drejtë, por mbi të gjitha, ai po i “pastron” të gjitha pasuritë e Mafias shqiptare.

Artikulli paraprakIsh-ministri: Rama bën spektakël për të hequr vëmendjet nga skandalet që kanë mbërthyer qeverisjen e tij
Artikulli tjetërBerisha publikon mesazhin e qytetarit: Një deputet i rëndësishëm i PS më premtoi, mos fol po të arrestuan 24 orë dhe…