Manchester United ul çmimin Pogba, gati largimi

Manchester Unitedi ia ka dhënë dritën e gjelbër Paul Pogbas për t’u larguar nga Old Traffordi gjatë afatit kalimtar të verës, duke e ulur çmimin kërkues për të në 175 milionë euro nga 210 milionë.

Djajtë e Kuq ishin të gatshëm ta shesin Pogban është gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo shifra prej 210 milionë eurove që klubi i kërkonte për të kishte bërë që Real Madridi dhe Juventusi të tërhiqeshin prapa.

Tani, 26-vjeçarit dhe agjentit të tij Mino Raiola u është thënë se futbollisti është i lirë të largohet në fund të këtij sezoni, për aq kohë sa të plotësohet kërkesa e klubit prej 175 milionë euro për shitjen e tij.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe bordi drejtues i Manchester Unitedit besojnë se tani është momenti i duhur për t’i ndarë rrugët me francezin, që e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e projektit në Old Trafford.

Pogba e ka kërkuar largimin nga Manchester Unitedi tash e një kohë pasi që nuk besoj se mund të fitojë tituj si ai i Ligës së Kampionëve me klubin anglez, përkundër që tani ai do të duhej të ishte në kulmin e karrierës së tij.

Në anën tjetër, deklaratat dhe kritikat e vazhdueshme të Raiolas drejt drejtuesve të Manchester Unitedit kanë bërë që klubi të mos dëshirojë të ketë më lidhje me të.

Artikulli paraprakNëse SPAK nuk heton Bajrat dhe organizatat kriminale, nuk heton vjedhjen e votave, nuk heton korrupsionin në rritje të Qeverisë, atëherë…
Artikulli tjetërPas Realit, edhe Barcelona eleminohet nga Kupa e Mbretit