Deklarata e Dhomës Amerikane të Tregtisë, reagon Basha: Qeveria përgjegjëse për pasojat e rënda të korrupsionit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha vkerësoi si realist konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë se, korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri. Zoti Basha reagoi në Twitter duke vënë në dukje pasojat e rënda të korrupsionit për të ardhmen e vendit.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.”- shprehet zoti Basha.

Kreu i opozitës bëri përgjegjëse qeverinë për pasojat e rënda të korrupsionit.

“I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”.

Shqipëria renditet e fundit në rajon për nga konkurueshmëria rajonale. Raportet e fundit ndërkombëtare vazhdojnë vleresimin negativ dhe me ulje për Shqipërinë, duke vënë në dukje paaftësinë e qeverisë për të krijuar klimën e duhur për të bërë biznes dhe për të hapur vende të reja pune.

Artikulli paraprakIbra flet pas humbjes ndaj Interit: E vështirë ta shpjegosh çfarë ndodhi
Artikulli tjetërPse duhet jo thjesht termi: “Jam zgjuar!”