US Open, mungon Federer, betejë e ashpër Djokovic-Murray

Të gjithë janë gati për Grand Slamin e fundit të vitit në tenis. Në 29 gusht ngre siparin Us Open, mbi cimenton amerikane surprizat nuk kanë munguar asnjëherë dhe edhe këtë vit parashikohet një turne me të vërtetë spektakolar. Mungesa e madhe në Us Open do të jetë pa diskutim Roger Federer. 5-herë fituesi i këtij turneu po vazhdon fazën e riaftësimit nga dëmtimi që e detyroi të mos merrte pjesë në Lojërat Olimpike, Rio 2016 dhe pritet të rikthehet në fushat e tenisit në fillim të vitit 2017. Nuk do të jetë pjesë e Us Open as Thomas Berdych. Tenisti çek, i cili hoqi dorë nga Olimpiada për shkak të frikës nga virusi Zika, tashmë duhet t’i bëjë llogaritë me një problem fizik, i cili e ka detyruar të tërhiqet nga Grand-Slami njujorkez.
Një tjetër tenist i rëndësishëm që rrezikon të mos marrë pjesë në Us Open është francezi Gael Monflis, i cili vuan nga disa probleme në shpinë që e detyruan të tërhiqej nga turneu i Cincinatit. Megjithatë në Us Open vëmendja do të jetë e gjitha te dy tensitët që kryesojnë klasifikimin e përgjithshëm, serbi Novak Djokoviç dhe kampioni i freskët olimpik Andy Murray. Janë ata dy favoritët kryesorë për të triumfuar mbi çimenton amerikane.

Artikulli paraprakBrazili, Thiago Silva e David Luiz sërish jashtë liste
Artikulli tjetërAllardyce gati të kthejë Terryn në kombëtare