Allardyce gati të kthejë Terryn në kombëtare

John Terry mund të rikthehet në kombëtaren angleze katër vite pas ndeshjes së tij të fundit me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”. Lajmin e bujshëm e zbuloi vetë trajneri Sam Allardyce për mediat ishullore, duke i shprehur se kishte ndërmend t’i dërgonte ftesë veteranit të Chelseat, pas problemeve ende të pazgjidhura në qendrën e mbrojtes së Anglisë, që dolën në pah sidomos gjatë finaleve të europianit. “Ndoshta Terry është njeriu që mund të na zgjidhë problemet në mbrojtje, por rikthimi varet nga vetë ai. Unë jam ende në procesin e sektimit të futbollistëve për ndeshjet eliminatore të botërorit dhe mund ta përfshijë në listë.  Do të besedoj me të nëse do të vendos ta thërras”, u shpreh Allardyce.
John Terry luajti për herë të fundit me Anglinë në shtator të 2012 kundër Moldavisë. Ai u tërhoq nga kombëtarja, pasi u gjobit 22 mijë paund dhe u pezullua 4 ndeshje nga Federata e Futbollit për sjellje rraciste ndaj Anton Ferdinand, vëllait të ish-mbrojtësit të Manchester United, Rio Ferdinand, në sifdën mes Chelseat dhe QPR. Mungesa e një lojtari me eksperiencë si 35-vjeçari është ndjerë shumë në kombëtaren e “Tre Luanëve”, që duhet të rifitojë reputacionin e humbur pas eliminimit nga Islanda debuteuese në fazën e 1/8. John Terry ka qenë pjesë e Anglisë që nga viti 2002 deri më 2012, periudhë gjatë se cilës ka zhvilluar 78 ndeshje e ka shënuar 6 gola.

Artikulli paraprakUS Open, mungon Federer, betejë e ashpër Djokovic-Murray
Artikulli tjetërJuventus tenton Iscon