Dua Lipa do bashkim të kombeve në urimin për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Edhe Dua Lipa ka bërë postimin për urimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Këngëtarja shumë e suksesshme në botë, me prejardhje nga Kosova, ka postuar dy fotografi ku shihen të kombinuar flamuri kombëtar, kuq e zi dhe flamuri i shtetit tonë, shkruan Gazeta Express.
Dua e shoqëron postimin me fjalët: “12 Vjet Pavarësi” ndërsa shkruan edhe #njikombnjiflamur duke treguar se ajo Kosovën e Shqipërinë i sheh si një vend.
Ndërsa në dizajnin e përgatitur nga agjensioni që udhëheq babai i Duas, shkruhet: “Është vetëm një shtet, të tjerat janë nuanca”.