Në përmbyllje të konferencës së donatorëve, ku u mblodhën plot 1.15 mld euro për Shqipërinë, Rama dhe Presidentja e KE-së Von der Leyen zhvilluan një konferencë për shtyp me median.
Kreu i qeverisë deklaroi se të gjitha fondet e dhuruara, do të monitorohen nga një strukturë që Rama e quajti ‘Akademia e Transparencës’. Termi në fjalë u përmend gjithashtu më parë gjatë konferencës së ambasadorëve, ku Matheë Palmer, në emër të SHBA-ve, dhuroi rreth 5 mln dollarë për Shqipërinë.
Rama: Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde.
Unë i kërkova që paratë, që ishin shumë më bujar seç prisja, i kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe dot ë zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike. Jemi në shoqëri kaq të mirë e jam kaq i lumtur e i përulur nga gjithçka, ne nuk duam që t’i lëmë në baltë miqtë tanë në rindërtimin e Shqipërisë.
Dua që Ursula dhe Komisioni ta përdorin këtë si një histori suksesi. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet, qoftë nga ministri, nga koordinatorja e përgjithshme për vlerësimin e gjendjes së katastrofës, u ndjeva kaq mirë, dhe po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, kemi njerëz kaq të mirë.
Mathew Palmer: Shqipëria do të rindërtohet më mirë falë mbështetjes të të gjithëve ne. ShBA ka qenë në krah të Shqipërisë, miqësia jonë e veçantë e ka zanafillën që prej Konferencës së Versajës ku presidenti Ëilson u ngrit në mbështetje të demokracisë së Shqipërisë.
Gjithashtu ne ishim krah Shqipërisë në demokracinë e 1991, kemi qenë miq në kohëra të mira, dhe të vështira, dhe do të vijomë të mbështesim Shqipërinë, edhe në fazën e rindërtimit.
SHBA ka dhënë rreth 800 mijë dollarë për mbështetjen në fazën e rimëkëmbjes, ndihma jonë ishte e shpejtë, dhe për plotësimin e nevojave. Ne kemi 3 faza: reagim , rimëkëmbje, rindërtim dhe përgatitje për reduktimin e rrisqeve të fatkeqësive.
Në fazën e reagimit, inxhinierët tanë, bënë vlerësimin e dëmeve në 3 juridiksione, duke kombinuar praktikat më të mira të mekanizmit evropian të mbrojtjes civile, të grupit këshillimor, të kërkim shpëtimit, dhe të qendrës tonë të koordinimit për fatkeqësinë.
Në këtë proces, ne mundëm që ti menaxhonim, e ti harxhojmë fondet në mënyrë transparente, që shqiptarët, dhe ata që janë prekur më shumë, të jenë të sigurt që nevojat e tyre do të plotësohen.
Për këtë qëllim qeveria Amerikane do të japë 3.9 milion dollarë qeverisë së Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse, që këto para të shkojnë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë.
Këto fonde do të ndihmojnë të krijojnë akademinë e transparencës, që vjen si kërkesë e kryeministrit për të ofruar transparencë në qeverisje, që ti përgjigjet qytetarëve, dhe reformës në gjyqësor.
Gjithashtu rreth 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara në qytetet e Durrësit, Krujës, në Prezë, ashtu siç janë përcaktuar në raportin e dëmeve pas fatkeqësisë.
Dhe në fund përmes iniciativave së përgatitjes rajonale, do të japim edhe 60 mijë dollarë të tjerë, me qëllim që të ndihmojnë Kryqin e Kuq, një qendër për emergjencat, i cili do të rrisë dhe harmonizojë reagimet në të ardhmen.
Pra shuma prej 5 milion dollarë, dhënë nga qeveria jonë, është në përputhje me nevojat e popullit shqiptar, dhe pasqyron miqësinë tonë të thellë”