Sherr masiv mes shoferëve në Tiranë, as policia nuk arrin t’i ndajë…

Një përleshje masive ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Selitës në Tiranë.

Një aksident i lehtë mes një furgoni dhe një makinë është bërë pasojë e një sherri, mes drejtuesve të dy mjeteve dhe disa personave të tjerë.

Sipas dëshmisë së një qytetari për JOQ, personat që lëviznin me furgon donin të godisnin drejtuesin e makinës.

Përleshja ishte e madhe dhe në fillim kanë ndërhyrë vetëm dy efektivë policie. Sipas dëshmitarit edhe efektivët janë goditur nga personat që ishin në furgon.

Është dashur ndërhyrja e shumë forcave policie që situata të normalizohej.

Qytetari shkruan:
“Te ura e selites. Ishin godit dy makina, nje fugon me kta t zinjt me nje pasat. Dhe kta t zinjt po benin debat e donin t godisnin personin qe i kishte kapur pak fugonin.

Në momentin qe erdhi policia, po i ndante ata filluan t perlesheshin me policin.

Derisa u shtua nr i policeve dhe i kapen sepse n fillim ata e sulmuan picin dy prej tyre vun dor mbi policat”.

Artikulli paraprakKoncesioni i check-up në SPAK. PD 7 akuza për Ilir Beqjen, Ogerta Manastirliun, Vilma Nushin dhe 10 të tjerë
Artikulli tjetërBlushi dhe Vjollca “kumbarët” e aferës 15 milionë euro në Porto Palermo të Bllakos dhe Zotos së inceneratorëve