Denoncohet skandali: Rama e Lal plehu ndajnë nga 1.5 milionë euro në ditë nga landfilli i Sharrës

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi skandalin e rëndë dhe milionat e eurove që fitohen nga landfilli i Sharrës.

I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora, Berisha tha se kryebashkiaku Veliaj, kryeministri Rama dhe kompania që ata kanë vendosur atje fitojnë çdo ditë nga 1.5 milion euro.

“ Sot në landfillin e Sharrës Lal Plehu dhe Edvin mafia fitojnë çdo ditë bashkë me kompaninë që kanë vënë aty 1.5 milion euro në ditë.

Nëse ti në tokën tënde hap themelet e pallatit je i detyruar që të dorëzosh atë dhe 25 euro metër kubin, për një ndërtesë të paktën 25 mijë euro, nëse të duhet për mbushje dhe do të shkosh ta blesh po dheun që ke dorëzuar atje 25 euro”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se BE do të monitorojë rreptësisht donacionet për tërmetin pasi nuk ka besim te qeveria.
I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora ai komentoi edhe deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për integrimin.

Berisha thotë se negociatat do të hapen në pranverë por sipas tij me metodologjinë e re Shqipëria nuk anëtarësohet në BE për të paktën 25 vite, madje rrezikon të mos e përmbushë fare këtë aspiratë.

Ursula von der Leyen tha të gjithë të vërtetën e Brukselit për Shqipërinë. I tha Ramës se do të bëjmë transparencë, që indirekt do të thotë që vidhni dhe nuk mund t’ju besojmë.Tha një të vërtetë.

Së dyti lidhur me negociatat, Edi Ramas i dha Shqipërisë goditjen më të rëndë që ka marrë një vend ish-komunist në 30 vitet e fuindit. Pasi bllokoi hapjen e negociatave katër vite me radhë Shqipëria po hap negociatat me një rrugë krejt të re dhe një procedurë krejt të re, një procedurë absolutisht për shkak të Shqipërisë.

Një procedurë e cila jo vetëm e shtyn me 20-25 vite por më shumë se 50% ka mundësinë e kalimit në partneritet mosintegrimin ndonjëherë të Shqipërisë si vend anëtar. E thotë klauzola e cila i jep të drejtë një vendi të vetëm ta bllokojë, i jep të drejtë ta rikthejë nga e para dhe i jep të drejtë ti thotë dil jashtë fare.

Nuk ka më mashtrime me raporte.Macron determinoi në këtë çështje, arriti atë që deshi dhe nuk e pat të pabazë dhe nuk ishte vetëm. Bindi 15 shtete dhe arriti objektivin e tij. Procedurë e re për negociatat. Negociatat do të hapen por me procedurë të re.Rikthimin, pezullimin dhe përjashtimin i kanë dhe 9 kushtet e Bundestagut.

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Edhe në hënë të shkosh nuk merr mandat të tretë!
Artikulli tjetër“Ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro”