Durimi ka kufi, Basha: Një grusht pasurohen, ndërsa shumica varfërohet! (Video)

Gjendja e grevistëve në Poçem është pasqyra e gjendjes të të gjithë shqiptarëve. Kështu shprehet kreu i PD, Lulzim Basha, i cili bën edhe një paralajmërim të fortë teksa thotë se, një grusht njerëzish po pasurohen, ndërsa shumica po varfërohet.

Sipas liderit të opozitës, edhe durimi ka kufi.

“Ky është shembulli i gjendjes ku ndodhet e gjithë Shqipëria. Një grusht pasurohen,ndërsa shumica varfërohet. Durimi ka kufi. Dhe ky kufi është kaluar me kohë nga banda në pushtet që pasurohet sepse plaçkit shqiptarët”, shkruan Basha në postimin e tij më të fundit në Facebook.

#PoTëDëgjoj

Ky është shembulli i gjendjes ku ndodhet e gjithë Shqipëria. Një grusht pasurohen,ndërsa shumica varfërohet. Durimi ka kufi. Dhe ky kufi është kaluar me kohë nga banda në pushtet që pasurohet sepse plaçkit shqiptarët. #PoTëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 20. Februar 2020

Artikulli paraprakThirrjet ‘Rama ik’ shpërthejnë në çdo sallë, kryeministri humbet kontrollin dhe…
Artikulli tjetërBasha: Kurrë nuk është vonë të sigurojmë liri dhe dinjitet për Shqipërinë!