Pas Europianit vëllezërit Xhaka do të përballen në Champions

Liga e Kampionëve rezervon surpriza për vëllezërit Xhaka. Mesfushori kuqezi që luan me Bazelin, Taulant Xhaka dhe vëllai i tij që luan për Arsenalin, Granit Xhaka do të përballen në Grupin A. Pjesë e këtij grupi janë PSG, Arsenal, Bazel dhe Lodogorets.
Rreth dy muaj më parë, Xhakat u përballën në finalet e Europianit “Francë 2016” në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës, por shorti i Champions-it i hedhur pasditen e së enjtes në Montekarlo, i rezervon një tjetër përballje mes tyre.
Ndërkohë që Pep Guardiola do të luaj kundër ekipit të tij, pasi Manchester City bën pjesë në grupin C sëbashku me Barcelonën.
Një tjetër përplasje interesante është dhe ajo e grupit F, pasi përballë njëra-tjetrës do të jenë Real Madrit dhe Borussia Dortmund.
Ndërkohë në grupin H, Juventusi me Sevilian dhe në grupin B, Napoli me Benfikën dhe në grupin E, CSKA Moskës me Bayern Leverkusen.
Grupi A
Paris St.Germain
Arsenal
Basel
Ludogorets
Grupi B
Benfika
Napoli
Dinamo Kiev
Beshiktash
Grupi C
Barcelona
Man.City
Borusia Munchegladbah
Celtic
Grupi D
Bayern Munchen
At.Madrit
PSV Eidhoven
Rostov
Grupi E
CSKA Moska
Bayern Leverkusen
Totenham
Monako
Grupi F
Real Madrit
Borussia Dortmund
Sportin Lisbon
Legia Varshav
Grupi G
Leicester City
Porto
Club Brugge
Kopenhagen
Grupi H
Juventus
Sevilla
Lion
Dinamo Zagreb

Artikulli paraprakUltimatumi i Zanetit
Artikulli tjetërItali, bilanci i viktimave rritet, 215 persona nxirren të gjallë nga gërmadhat