Basha: 1200 Euro në muaj për mjekët dhe 700 Euro për infermierët. Anulim i koncesioneve

Basha në takimin e KAS për shëndetësinë tha se, anulimi i koncesioneve të shëndetësisë do të bëhet që në ditën e parë të qeverisjes. Kreu i opozitës tha më tej se, pagat e personelit shëndetesor do të rriten në 1200 Euro në muaj për mjeket dhe 700 Euro në muaj për infermierët.

Basha në tha më tej se, do të rrisim numrin e barnave të rimbursueshme. “Në Shqipëri do të futen veteëm barna nga vende të origjineës së sigurtë, që nuk dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve. Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit. Shqiptarët nuk do të blejnë më barna nga xhepi, nuk do të duhet të paguajnë bakshishe nën dorë”, u shpreh Basha.

Basha tha se, shëndetësia falas është një gënjeshtër kriminale dhe se me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë euro në vit

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer në mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale. E dëgjuat marrëzinë e djeshme që do kthejnë mjekët nga diaspora. Ne ditë për ditë na ikin mjekë, a ka kufi marrëzia, që ndërkohë që po të ikin mjekët, ti del dhe harxhon mijëra lekë me regji qendrore për t’ju shitur pallavrat e radhës. Po t’i mbaji njëherë këta që ke këtu, sepse shpopullimi i personelit mjekësor po e çon krizën në shëndetësi në përmasa e një krizë të sigurisë kombëtare“, u shpreh Basha.

Basha tha se, kur opozita të vijë në pushtet do të ndërmarrë disa hapa, për të rimëkëmbur shëndetësinë.

Financimi, autonomia dhe profesionalizmi janë tre hapat që sipas Bashës shqiptarët të marrin shërbimin e duhur.

Basha prezantoi ofertën e PD për të nxjerrë shëndetësinë nga kriza. Ai tha se kur të vijë në qeveri pagat për mjekët do bëhen 1200 euro dhe për infermierët 700 euro.

“Së pari, do ta nisim me rritjen e financimit dhe mirë menaxhimin e fondeve. Mirëmenaxhimi i fondeve do të nisë me anulimin e koncesioneve. Akti i anulimit të tyre do të jetë një ndër aktet e para të qeverisë tonë. Çlirimi i mbi 35 mln euro në vit që përfundojnë në duart e 3-4 duar dhe ndahen me pushtetarët e korruptuar, do të jetë një mundësi e mirë për të nisur ekzekutimin e politikave tona.  Duhet të kemi një rikonceptim total të institucioneve shëndetësore

Koncepti i spitalit ndërmarrje. Kujdesi shëndetësor parësor i organizuar si shtëpi shëndeti përmes mjekut të familjes profesion i lirë.

Këto ndërhyrje sipas nesh  janë esenciale për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor dhe për të eliminuar korrupsionin.

Spitali autonom do të bëjë që mos mungojnë barnat, analizat apo ekzaminimet.

Nëse hedhim këto hapa financimi, autonomia dhe profesionalizmi do të mundësojmë që shqiptarët mos blenë ilaçe nga xhepi, të mos paguajnë bakshishe nën dorë.

Do mundësojmë ambiente të qetë pune për personelin mjekësor. Pagat e personelit shendetesor do te rriten ne 1200 Euro ne muaj per mjeket dhe 700 Euro ne muaj per infermieret. Do te rrisim numrin e barnave te rimbursueshme. Ne Shqiperi do te futen vetem barna nga vende te origjines se sigurte, qe nuk demtojne shendetin e shqiptareve. Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit. Shqiptarët nuk do te blejne me barna nga xhepi, nuk do te duhet te paguajne bakshishe nen dore”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBerisha përshendet reagimin e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj deklaratave të Ramës
Artikulli tjetërProkuroria kërkoi tre vite burg, reagon ish-kryebashkiaku Frrokaj: Kërkesa ka ngjyra politike…