I hoqën licencën pë koronavirusin, reagon “Udha e shkronjave”:  Inspektorët e Shahinit rrahën drejtorin dhe vodhën…

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën shkollës ‘Udha e shkronjave” pas vendimit të kësaj të fundit për t’u mbyllur 2 javë ndërsa mësimi do të vijojë online.

Menjëherë pas marrjes së masës ekstreme, kanë reaguar drejtuesit e shkollës jopublike ‘Udha e Shkronjave në një deklaratë publike” ku ka denoncuar dhunën e ushtruar nga kreu i grupit inspektues ndaj drejtorit të shkollës, procedurat antiligjore të ndjekura për kontrollin dhe supervizimin e aqktivitetit të shkollës.

Ndërsa drejtuesit e shkollës pretendojnë se u kudjesën ëpr shëndetin e nxënësve të tyre, shteti shqiptar i ka akuzuar për përhapje paniku.

DEKLARATA E PLOTË

PROCEDURA ADMINISTRATIVE E MINISTRISË SË ARSIMIT dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat

————————————————

Inspektim në shkollën “Udha e shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.
Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim “Ka ndonjë mjek nga ju?” Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”.

Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?” VJEDHJE)

Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë.

U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal.

Marrim një nga kopjet.

Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?)

Pasi refuzojmë t’ua japim ERJAL SELAMAJ, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë. KËTA JANË INSPEKTORËT ARSIMIT QË KUJESEN PËR SHËNDETIN E POPULLIT.

Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. Por besimi nuk bën punë me shtetin.

Jemi duke folur për KUJDES PËR SHËNDETIN E NXËNËSVE.

Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin.

Kjo është SIGURIA JURIDIKE me të cilën duhet të përballojmë SIGURINË SHËNDETËSORE?

Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet SHËNDETI I FËMIJËVE, I MËSUESVE, DREJTUESVE, PERSONELIT NDIHMËS?

Prindërit duhet të jenë të qartë që MEKANIZMI I GËNJESHTRËS përforcohet me FORCËN/autoritetin E INSTITUCIONEVE. Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë.

Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktoka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?

Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?

Artikulli paraprakMeta shkon vetë në SPAK, do kallëzojë penalisht ministren Gjonaj
Artikulli tjetër5 viktima nga koronavirusi, rritet ndjeshëm brenda pak orëve numri i të prekurve në Itali