Tjetër krim i rëndë! Burri vret gruan me levë brenda dyqanit

Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur në Durrës. Një grua është vrarë me levë rreth orës 12:00 të ditës së sotme. Burime policore bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur pranë “Pallatit të Sportit”, brenda një dyqani metrazhesh, ku Hajdije Tosuni, 59 vjeçe është qëlluar me levë nga i shoqi Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, dhe ka ndërruar jetë.

Raportohet se para se ta qëllonte, mes gruas dhe burrit, ka pasur një konflikt verbal. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërsa policia ka arrestuar autorin.

“Rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen Hajdije Tosuni, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi policia.

Artikulli paraprakA do ta ngadalësojnë temperaturat e pranverës përhapjen e koronavirusit?
Artikulli tjetërKonfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Greqi