Parcelat e drogës rrëfen polici: Drejtorët marrin para me thasë

Denoncimi: Paratë e kanabisit do të përdoren nga Rama për fushatën zgjedhore

“Shefi i Komisariatit dhe drejtorët e qarqeve u shkon paraja me thasë sepse këta e marrin, është leku i madh, e di çdo të thotë 50 euro për degë edhe 50% e prodhimit, këto i ke lekë shtesë, do lekë edhe sekseri dhe nuk të prek policia. Ti punon lirshëm si prashitje mistri, nuk të thotë kush gjë. Edhe nëse vjen policia, tungjatjeta, ju lumshin krahët thonë”

Një efektiv policie tregon se si funksionojnë pazaret e kultivimit të kanabisit mes drejtuesve të policisë dhe trafikantëve të drogës. Punonjësi i policisë është filmuar fshehtësisht nga një person që e merr në makinë me autostop dhe videoja është publikuar nga portali “Jeta osh Qef”. Polici, identiteti i të cilit nuk publikohet, rrëfen se në zonat e mbjella me kanabis janë drejtuesit e lartë të policisë që marrin përqindje nga kultivuesit. Ai thotë se rrënja e hashashit 3-mujor merret në mbrojtje nga policia për 20 euro, lekë në dorë si dhe prodhuesit duhet të paguajnë edhe 50% të prodhimit që të jenë të lirë në aktivitetin e tyre. Ndërsa për rrënjën 6-mujore merret 50 euro dhe këtu janë të përfshirë edhe drejtorët e policisë, të cilët ai i quan “bosat” e vërtetë që marrin para me thasë. Ndërsa ata persona që nuk i japin lekët dhe përqindjen policisë, arrestohen dhe bimët narkotike u asgjësohen.
Kohët e fundit po dëgjojmë çdo ditë lajme të tipit: “Sekuestrohen 2400 bimë narkotike”; “Asgjësohen 4 parcela me kanabis apo arrestohen në flagrancë x persona”. Por, askujt nuk i bëjnë përshtypje njoftime të tilla të policisë, pasi vetë populli e di se çfarë po ndodh në këtë vend. Ata që arrestohen nuk janë bosët e drogës, por njerëz të thjeshtë, të varfër që kanë gjetur këtë zgjidhje për të siguruar bukën e gojës. Por, çfarë po ndodh realisht në vendin tonë, si funksionon pazari i drogës, pse po ndodhin gjithë këto arrestime pikërisht tani, kur hashashi prej kohësh po lulëzon hapur përpara syve të policisë?
Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve do t’i gjeni në këtë video tronditëse, është kjo fjala e duhur për ta përshkruar, pasi vetë polici tregon sesi funksionojnë pazaret e drogës mes tyre dhe prodhuesve, ku dhe vetë Policia e Shtetit, sipas tij është e implikuar.
Gjatë udhëtimit me një automjet në rrugët e Shqipërisë, i pyetur nga shoferi, polici i Burgut të Shën Kollit në Lezhë tregon sesi funksionojnë pazaret e drogës në Shqipëri dhe përfshirja e punonjësve dhe drejtorëve të Policisë në këto parcela. Sipas tij, rrënja e hashashit 3-mujor merret në mbrojtje nga policia për 20 euro, lekë në dorë si dhe prodhuesit duhet të paguajnë edhe 50% të prodhimit që të jenë të lirë në aktivitetin e tyre. Ndërsa për rrënjën 6-mujore merret 50 euro dhe këtu janë të përfshirë edhe drejtorët e policisë, të cilët ai i quan “bosat” e vërtetë që marrin para me thasë. Ndërsa ata persona që nuk i japin lekët dhe përqindjen policisë, arrestohen iu asgjësohet bima narkotike.
“Shefi i Komisariatit dhe drejtorët e qarqeve u shkon paraja me thasë, sepse këta e marrin, është leku i madh, e di çdo të thotë 50 euro për degë edhe 50% e prodhimit, këto i ke lekë shtesë, do lekë edhe sekseri dhe nuk të prek policia. Ti punon lirshëm si prashitje mistri, nuk të thotë kush gjë. Edhe nëse vjen policia, tungjatjeta, ju lumshin krahët thonë”. Drejtorët e burgut janë bosa o shok, ata janë ari i zi o burrë”, janë këto disa nga fjalët e tij, në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Paratë e kanabisit do të përdoren për fushatë zgjedhore
Paratë e përfituara nga trafikimi i kanabisit të kultivuar në të gjithë Shqipërinë, do të përdoret për financimin e fushatës zgjedhore që do të zhvillohet në 2017 për zgjedhjet parlamentare. Ky është denoncimi i bërë nga gazetari Artan Hoxha, i cili duke folur në studion e News 24 shtoi se gjatë muajit shtator, policia duhet të jetë më e kujdesshme për shkak të kriminalitetit që mund të rritet nga prishja e pazareve të drogës.
Gazetari investigativ u shpreh gjithashtu se një pjesë e kanabisit që kultivohet në Shqipëri shkëmbehet me heroinë në Turqi. Denoncimi i tij se këto para droge do të përdoren për fushatën zgjedhore është e rëndë dhe vjen pas akuzave të opozitës që në veprimtari kriminale janë përfshirë drejtues policie dhe Kryeministri e ministri i Brendshëm. Kanabisi që kultivohet në Shqipëri ka treg të sigurtë. Një pjesë e mirë e tij shkëmbehet me heroinë në Turqi.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBasha e Shehu me rininë