Meta paralajmëron: Ky ishte hapi i parë në përmbushjen e misionit!

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar sot të pranishmit në tubimin e mbrëmshëm. Meta shkruan në reagimin e tij se, ky ishte hapi i parë në përmbushjen e misionit.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakI mblodhi urrejtja ndaj teje, Paloka: Lexoje mirë Edvin!
Artikulli tjetërYuri Kim-Prokurorisë: Korrupsioni po ju ndalon, mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë!