Shorti për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve ka sjellë grupe shumë të forta në Ligën A – duke vënë përballë kombëtare si Spanja, Gjermani dhe Zvicra në një grup.
Kampioni në fuqi i edicionit inaugurues 2019, Portugalia do ta ketë një rrugë të vështirë për ta mbrojtur titullin, pasi shorti i ka rënë të përballet me Francën, Kroacinë dhe Suedinë në Grupin 3.
Grupi 4 në këtë ligë duket të jetë në interesanti, pasi aty do të luftojnë mes vete kombëtare si Gjermania, Spanja dhe Ukraina.
Në Grupin 2, ndërkohë, përballën Anglia, Belgjika, Danimarka dhe Islanda.
Grupi 1 sheh përballë vetes kombëtarët si Holanda, Italia, Bosnja dhe Polonia.
Fituesit e katër grupeve kalojnë në play-off, ku zhvillohet nga një ndeshje gjysmëfinale, një ndeshje për vendin e tretë dhe një finale për trofeun e Ligës së Kombeve.
Kombëtarët që përfundojnë të fundit në grup, bien në Ligën B.