Video/ Ramën nuk e mbajnë nervat, i vërsulet banorit: “Do sherr ti tani, unë them”…

Kryeministri Rama ka patur një bisedë me banorët e Thumanës që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit.

Një prej banoreve, i cili nuk ka patur mundësi të kryejë aplikimin, është ankuar tek Kryeministri se, në Bashki i kanë thënë që aplikimin nuk mund ta kryejë më, sepse ka kaluar afati.

Por Kryeministri aty për aty ka sajuar justifikimin për stafin e tij, që të mundësojnë kryerjen e aplikimit të këtij zotërie, sepse ka patur hall.

Biseda mes Ramës dhe zotërisë nga Thumana

Zotëria nga Thumana: Ju falënderojmë shumë, kam diçka personale. Kam patur hallet e mia familjare dhe nuk kam aplikuar, kam patur problemet e mia. Shkova dje dhe më thanë që nuk bëhet më sepse ka mbaruar afati..

Rama: Ku ka gjë që nuk bëhet, bashkë të dy direkt tani e zgjidhim.

Zotëria nga Thumana: Kaq kisha, kam shumë respekt…

Rama: Si i kemi bërë aplikimet, ai ka ardhur nga Italia.

Zotëria nga Thumana: Jo nuk rri në Itali, rri në Shqipëri.

Rama: Po nga erdhe, nga Italia erdhe, nga Italia erdhe o vlla apo erdhe me not?

Zotëria nga Thumana: Po nga Italia.

Rama: Po pra, ai ka ardhur nga Italia. Italia ka bllokuar fluturimet andeja, ky ka ardhur me vonesë se ka patur probleme, dhe aplikimi i tij duhet zgjidhur…. unë dua të ndihmoj ty, ti më thua s’ta them nga erdha… thuaje pra, nga Italia të shkretën.

Zotëria nga Thumana: Po jo se kam patur probleme… kaq kisha.

Rama: U zgjidh pra, e do tani këtu… u zgjidh, ka ndonjë merak tjetër?…

Zotëria nga Thumana: Kaq kisha, s’kisha problem tjetër…

Rama: Ore e zgjidha çfarë do… vetëm këtu ndodh që të thuash e zgjidha dhe kërkojnë luftë? /abcnews.al

Artikulli paraprakÇfarë ndodh nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme? Bylykbashi paralajmëron “tërmete” Kushtetuese
Artikulli tjetërMeta: Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!