Kryetari i Degës së PD Fier: Helmimi i nxënësve, krim i përsëritur shtetëror! (Video)

Kryetari i Degës së PD Fier, Luan Baçi ka reaguar pas helmimit të 10 nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” të këtij qytetit.

Baçi shkruan në reagimin e tij se, është e pafalshme dhe paimagjinushme pa përgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë dhe e Drejtorisë Arsimore në Fier.

Reagimi i plotë

E pafalshme dhe paimagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise dhe e Drejtorise Arsimore ne Fier.

Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.

Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.

Shteti ka rene, do duhej t’j’u beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,

I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre

Ne na kane ne krah.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është nisur nga Tirana për në spitalin e Fierit për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të përsëritur të nxënësve brenda 10 ditësh.

Gepostet von Luan Baci am Mittwoch, 4. März 2020

Gepostet von Luan Baci am Mittwoch, 4. März 2020

Artikulli paraprakPS zvarrit reformën zgjedhore, e shtyn për prill miratimin
Artikulli tjetërIsh-Presidenti thirrje qeverisë të mos fshihet në këtë moment të rëndë…