Grabitet farmacia e bashkëshortes së këngëtarit të njohur, policia fsheh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka në Elbasan 10 ditë më parë. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur 35 milionë lek të vjetra në një farmaci. Mësohet se farmacia është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër, por është mbajtur e fshehtë nga policia. Uniformat Blu nuk kanë dhënë asnjë informacion për ngjarjen, pavarsisht se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash.

Pronarët e farmacisë kanë denoncuar ngjarjen dhe ende nuk ka asnjë person të ndaluar.

Artikulli paraprakQeveria “Kurti” shtyn afatin për heqjen e pjesshme të taksës
Artikulli tjetërDrejtori i spitalit: Gruaja ka shenjat e coronavirusit, por për mua ka grip!