Ish-ministri i Shëndetësisë: Kriminale të “trimërohesh” e humbësh kohë përpara koronavirusit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e ka cilësuar si kriminale ‘trimërinë’ që tregon qeveria Rama ndaj koronavirusit, duke mos marrë asnjë masë.

‘Të “trimërohesh” e humbësh kohë përpara koronavirusit është veper kriminale.

Është një përgjegjësi e rëndë e Qeverisë për këtë humbje kohë që prej janarit pa marrë masa të efektshme kundër epidemisë.

Ndërkaq ky virus është përhapur kudo në Europë, përveç Shqipërisë e Moldavisë, të fundit në Kontinent për sistemin shëndetësor, që së bashku me Afrikën Qendrore “nuk kanë” raste të identifikuara… domethënëse kjo!

Unë nuk besoj se propaganda e “trimërimet” e Ramës me “siguritë” astrologjike të disave të mbrojnë, ndërsa Liderat botërorë publikojne masat konkrete disa herë në ditë.

ShBA dislokoi 8,3 Miliard $ për këtë urgjence, Italia 7,5 Miliard, Rilindja vetem 1 Milion po nga shëndetësia, qesharake!

Kujdesi i ynë paresor, baza e prevenimit dhe e dedektimit të hershëm është i ç’organizuar me mungesa edhe në doreza, dizifektantë, maska, çizme, bluza a veshje speciale, etj, duke dëmtuar punën e shtuar rrezikun për personelin shëndetësor.

Italia po dyfishon në pak ditë kapacitetet e personelin e Reanimacioneve me investim 1 Miliard E sepse mbi 10% e të prekurve kanë nevojë për trajtim intensiv që mortaliteti të qëndroje rreth 4%, ndryshe kalon 20%.

Kapacitetet tona rezervë në reanimacion e veçanërisht për asistencën e domosdoshme respiratore janë pothuajse “Zero”, sepse dhe ajo pak që disponojmë (reth 130 respiratore), ose është e bllokuar me pacientë të tjerë, ose ka probleme.

Italia ka organizuar 6500 vende karantinë nga ushtria, ka thirrur dhe 5000 mjekë pensionistë, Gjermania ka mobilizuar 2000 spitale, 170000 qendra ambulatore, 20000 farmaci etj ndaj kësaj epidemie, ne flasim vetëm për spitalin infektiv me rreth 35 dhoma (dhe këto me të semure të tjerë), 4 shtretër terapie intensive, një shtëpi pushimi!

Kudo po shumëfishohen kapacitetet laboratorike për të qenë sa më afër rasteve, po implementohet kontrolli i dyfishtë e ripërsëritja mbas 3-5 ditë për negativet, në Shqipëri vazhdojmë me një numër të pa përfillshëm ekzaminimesh vetëm në IShP pa asnjë transparencë, pa dubël kontroll, me të gjithë laboratorët në vend jashtë mobilizimit si pasojë e dy PPP-ve.

Kështu na ngel të shpresojmë te Perendia, se po të jetë për veprimet e kesaj Qeverie “trimash”….., kur duhet një strategji të qarte, transparente, gjthëperfshirese’.

Artikulli paraprakBasha me Presidentin e Parlamentit të Austrisë: Zbatim i 9 kushteve të Bundestagut për daljen nga kriza
Artikulli tjetërBasha: Zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie kujdestare pa Edi Ramën kryeministër