6 të infektuar nga koronavirusi, 5 nga e njëjta familje, 1 i kthyer nga Milano. Çfarë po ndodh tek Infektivi?

ABC News që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar të mbledhë informacionin më të fundit në lidhje me Koronavirusit në Shqipëri. Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi raportoi për abcnews.al se numri i të prekurve me Koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 6.

Bëhet fjalë për 3 perosna të tjerë të infektuar, të cilët i përkasin rrethit familjar të 2 personave që u konfirmuan që dje. Ndërkohë një 30 vjeçar tjetër është infektuar, që nuk ka lidhje me 5 personat e të njëjtës familje. 30 vjeçari është infektuar pas një vizite në një spital të Milanos ku ka qëndruar vetëm 6 orë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mesnatën e 9 marsit duke gdhirë data 10 se në Shqipëri shënohen tashmë 6 raste me koronavirus. Pas dy rasteve të konstatuara dje, babë e bir, janë zbuluar edhe 4 raste të reja me COVID-19. Tre prej këtyre janë rasteve janë në familjen ku u shtruan dy pacientët e parë, duke e çuar numrin e të infektuarve brenda së njëjtës familje në pesë. Kurse i gjashti i infektuar është një 31-vjeçar që ka udhëtuar në Milano para gjashtë ditësh dhe ishte kthyer pas një dite qendrimi atje.

Në njoftimin e Ministrisë të mbrëmjes së 9 marsit 2020, thuhet:

Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme.

Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta.

Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.

Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale. Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

Artikulli paraprakAlarmi! Njëri nga të infektuarit me koronavirus ka qënë në ceremoni mortore në Pukë
Artikulli tjetërDy tragete me 340 pasagjerë zbarkojnë nga Italia në Durrës, frikë në qytet