Një falenderim për Kryeministrin Italian që zbulon një tjetër mashtrim të Edvin Çekapit

Sali BERISHA

Nje denoncim i qendrimit kriminal te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise!
Miq, dje mne interesin me te mire te vendit te tij por dhe vendeve te tjera ne luften kunder epidemise se Koronavirusit, kryeministri i Italise vendosi dje te bllokoje hyrjet dhe daljet nga vendi i tij te qytetareve italian dhe te huaj.

Nderkohe autoritetet e narkoshtetit shqiptar me ne krye kreun e tij Edvin Mafia pasi nuk bene asnje kufizim te levizjeve me zonat e veriut te Italise te prekura thelle prej tre javesh nga koronavirusi, vendosen te nderpresin fluturimet ne keto zona por jo me zonat e tjera.

Prandaj dhe duhet te falenderojme kryeminstrin Conte qe me vendimin e tij te djeshem ju imponoi autoriteteve te narkoshtetit te vetem ne Europe te nderpresin fluturimet me Italine.

Miq, me disa statuse ne rrjetin tone Fb duke filluar nga dt 25 shkurt kam kerkuar dhe insistuar qe narkoautoritetet e vendit te bllokojne hyrjet ne Shqiperi te qytetareve shqiptar dhe te tjere nga zonat te cilat vet qeveria italiane i izoloi nga pjeset e tjera te Italise.

Por, sikur te deshironin patjeter qe koronavirusi te hynte ne Shqiperi, ata vetem pasi u mbushem me raste koronavirusi ndaluan dje fluturimet per ne Italine e Veriut.

Denoj dhe nje here me ashpersine me te madhe kete qendrim kriminal te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise, ju bej thirrje qytetareve jashte çdo paniku te zbatojne me rigorozitet rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi.
Ketu me poshte keni njerin nga statuset. Sb

Statusi i 25 Shkurtit i Berishës

Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qendrimet e tyre po bejne çmos te fusin koronarovirusun ne Shqiperi. 25 shkurt 2020 ora 14:30

Miq, Italia ka ne nje zone te kufizuar te saj te perhapur infeksionin e koronavirusit. Qeveria Italiane shpalli dje masa rigoroze nder te cilat kufizimin edhe te detyruar te levizjes, dalejes se qytetareve te vete nga zonat e infektuara per te shmangur perhapjen e koronavirusit ne zona te tjera te Italise.

Madje kryeministri Conte nuk u mjaftua me thirrjen drejtuar qytetareve te ketyre zonave por autorizoi policine dhe u shpreh se ne rast nevoje mund te perdore edhe ushtrine per zbatimin e ketij rregulli.

Kurse Edvin Fatkeqesia dhe ndrikull Hajnia ne vend qe te ndjekin praktiken e qendrimit te shpallur nga qeveria italiane per banoret e ketyre zonave dhe tju bejne thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata qe te mos vijne dhe te mos lejojne qe ata te hyne ne Shqiperi, deklarojne pa asnje pike pergjegjesie se nuk do kufizojme levizjet me Italine.

Sigurisht levizjet me Italine ne teresi nuk duhet nderprere por te mos kufizosh levizjet me zonen e infektuar te Italise siç beri dje qeveria italiane, do te thote se per qellime politike kriminale je i interesuar te sjellesh sa me pare koronavirusin ne Shqiperi.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qellim kriminal te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise te cilet refuzojne me ndergjegje te kufizojne dhe mos lejojne hyrjen ne Shqiperi te banoreve nga zonat infektuara.

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Meta pret në Presidencë ministren e Shëndetësisë dhe Task-Forcën
Artikulli tjetërFaqja e pare