Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i përgjigjet Ramës dhe Manastirliut që po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë.
Reagimi i plotë i Bardhit
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!
Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.
Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën.
Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.
As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë.
Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221760519311910/