E gjithë Italia “zonë e kuqe”! Masat e reja mbyllin bizneset, qytetet zgjohen të shkretë

Masat e reja të njoftuara të mërkurën mbrëma në Itali nga kryeministri i vendit kanë filluar të ekzekutohen. Italia është tashmë e gjitha “zonë e kuqe” ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 12,462. Rregullat e reja, të cilat do të zbatohen deri më 25 mars parashikojnë mbylljen e të gjitha aktiviteteve dhe shërbimeve që nuk janë jetësore.

Gjithashtu, urdhri për mbylljen e bareve, restoranteve dhe bizneseve të tjera vazhdon të qëndrojë aktiv. Gjatë ditës së djeshme guvernatori i Lombardisë i kërkoi qeverisë që të mbyllë gjithçka veç ushqimit dhe farmacive.

Në disa foto të publikuara nga Tgcom24 duken qytetet të shkerta ndërsa bizneset vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Një qytet i shkretë, me monumente pa turistë dhe rrugët e boshatisura. Kështu është zgjuar Roma sot, ku efektet e dekretit të ri të lëshuar nga Conte janë të prekshme.

Një e enjte shumë e ngjashme me një të diel gushti, me shumë pak makina përreth dhe transporti publik praktikisht i zbrazët.

Përpara Fontana di Trevi, një patrullë e policisë lokale po monitoron situatën, ndërsa një çift punëtorësh, me maskë në fytyrën, kalojnë sheshin për të arritur në vendin e ndërtimit të afërt. E njëjta situatë përpara monumenteve të të gjithë kryeqytetit, nga Piazza Navona e deri te Piazza Venezia.

Artikulli paraprakIsh-ministrit i vdes vjehrri: E mirëkuptoj plotësisht pamundësinë tuaj për të mos ardhur në varrim
Artikulli tjetërBrenda klinikës ku paguheni për t’u infektuar me koronavirus