Tërmet i fuqishëm në Greqi, flet sizmiologu i njohur: Jemi të shqetësuar, nisi nga…

Një tërmeti i fuqishëm ka goditur Greqinë pas mesnate, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter, ndërsa sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 5.4 Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në verilindje të Pargës, jo shumë larg kufirit me Shqipërinë, duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta edhe në Sarandë e Gjirokastër, e në zonat e tjera përreth.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në zonën Kanalaki, ku janë shembur disa shtëpi, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut.

Ka raportime për të paktën tre të plagosur.

Por ndërkohë tërmeti në fjalë u parapri nga një tërmet më i vogël. Eksperti i njohur i sizmiologjisë në Greqi, Efthimios Lekkas tha se pikërisht kjo i shqetëson.

“Jemi të shqetësuar pasi nisi në një pikë të ulët, 4.2 në shkallën Rihter rreth mesnatës dhe arriti në 5.6 të shkallës Rihter në orën 2.49”, tha ai. “Po e ndjekim fenomenin dhe jemi skeptikë”.

Artikulli paraprakSi po e mposht Gjermania vdekjen, rreth 14 000 infektime me Covid-19, ka regjistruar vetëm 30 viktima
Artikulli tjetër“Fati i popullit tim është fati im”, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhurojnë 50 000 euro në luftën kundër COVID-19