Rastet e të prekurve me koronavirus në Gjermani çdo ditë e më shumë po rriten, mirëpo shifra e të infektuarve vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka kaluar në më shumë se 100% e të infektuarve deri më tani.
Nga 2 mijë e 405 raste, numri i të prekurve nga ky virus vdekjeprurës sot ka shkuar në 16 mijë e 662.
Ky numër i shumëfishuar brenda ditës është konfirmuar nga Instituti Robert Koch për sëmundje infektive në Frankfurt.
Tutje nga ky institut është bërë e ditur se edhe numri i të vdekurve është rritur për 16 vetëm në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu 47 vdekje si pasojë e këtij virusi.
Ndërkaq, numri i të vdekurve deri në ditën e premte, më 20 mars kishte shkuar në 31 në Gjermani.
Kujtojmë se Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte paralajmëruar se numri i të infektuarve në këtë shtet do të rritet aq shumë saqë 70% e popullsisë të këtij vendi do të preket nga COVID-19.