Reagon PD: Dosja.al keqinformon qëllimisht opinionin publik për kërkesën e kryetarit të opozitës Basha ndaj qeverisë

Partia Demokratike ka reaguar pasi Dosja.al ka keqinformuar sot qëllimisht opinionin publik për kërkesën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha mbi shpalljen e gjendjes së fatkeqesisë natyrore.

Në deklaratën e PD thuhet se, megjithë qartësine e deklaratës se kërkesa është për ta shpallur gjendjen në të gjithë territorin e Shqipërisë, jo vetëm në 3 bashki, siç është sot, Dosja.al refuzoi të saktësonte lajmin e rremë.

Deklarate e PD

Portali Dosja.al ka keqinformuar sot qellimisht opinionin publik per kerkesen e kryetarit te opozites Lulzim Basha mbi shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore.

Megjithe qartesine e deklarates se lerkesa eshte per ta shpallur gjendjen ne te gjithe territorin e Shqiperise, jo vetem ne 3 bashki, siç eshte sot, Dosja.al refuzoi te saktesonte lajmin e rreme.

Lajmet qellimisht te rreme mund te kenaqin perkohesisht porositesit e tyre, por ato nuk ndihmojne opinionin publik per t’u perballur me situaten shqetesuse te krijuar nga perhapja e COVID 19.

PD fton mediat te mos i referohen ketij lajmi te pavertete te Dosja.al dhe i inkurajon te gjithe gazetaret te informojne me vertetesi, pavaresisht veshtiresive me te cilat perballen!

Artikulli paraprakKaq e pati shëndetësia e koncesioneve, tani të prekurit në çadra
Artikulli tjetërRealiteti për shqiptarët: Zhytuni në borxhe se paratë na duhen për shpenzime të panevojshme dhe koncesionet