Rruga e palmave

Një aferë e re me zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës. 5.5 milionë eurot e investuara dy vite më parë nga paratë e taksapaguesve për të zbukuruar këtë rrugë do të përfundojnë në kosh të plehrave. Rama ka një tjetër projekt për të vjedhur me këtë rrugë. Ai do ta japë me koncesion. Taksapaguesit që paguan 5.5 milionë eurot për palmat, tani u duhet që të paguajnë edhe disa dhjetëra milionë euro të tjera për zgjerimin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe më pas do të duhet të paguajë sërish edhe taksën që do t’i vendosë Rama kësaj rruge. Pra, rruga Tiranë-Durrës do të paguhet trefish nga taksapaguesit. Dhe kjo bëhet vetëm për shkak të babëzisë së Ramës, i cili ka planifikuar edhe se kush do të jetë klienti i radhës me të cilin do të ndaja paratë, duke u futur duart në xhep shqiptarëve.
Për mbjelljen e palmave u shpenzuan miliona euro, në një kohë që qeveria e dinte se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm. Rreth 5.5 milionë dollarë të shpenzuara një vit më parë për dekorin e autostradës Tiranë-Durrës me palma përmes një tenderi abuziv do të mbivendosen nga një tjetër vjedhje edhe më e madhe e qeverisë, përmes projektit të sapolançuar për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Palmat e mbjella dy vjet më parë do të hiqen sërish, pasi qeveria ka gati një projekt për zgjerimin e autostradës me tre korsi, për të përballuar trafikun e kësaj rruge dhe për të lejuar shpejtësi deri në 140 km në orë. Shqetësues në këtë rast nuk është projekti për zgjerim, por “spektakli” qeveritar me investime sa për fasadë dhe pa asnjë plan.
Pas projektit të ri për zgjerimin e autostradës fshihet edhe një qëllim tjetër i qeverisë. Rruga Tiranë-Durrës do të jepet me konçesion dhe përdoruesit e saj do të paguajnë një tarifë të caktuar. Kur kjo të ndodhë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e dyta që jepet me konçesion pas Rrugës së Kombit”që iu dha një firme turke. Por mungesa e seriozitetit të qeverisë shqiptare para investitorëve të huaj dhe sigurisht para qytetarëve taksapagues nuk ndalej me kaq. Gjatë kohës që projekti i Ramës për gjelbërimin dhe mbjelljen e palmave nga mbikalimi i  Kasharit deri në Tiranë ishte drejt përfundimit, ish-ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ftonte investitorët e huaj të investonin për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me tri korsi në secilin drejtim. Gafa asokohe u pranua edhe nga vetë ministri Ahmetaj, i cili zhduku nga faqja e ministrisë që drejtonte thirrjen për investim në segmentin Tiranë-Durrës. Të gjitha këto tregojnë mungesën e një orientimi të qartë në investimet e pakta të kryera deri më tani nga qeveria. Paratë publike shpenzohen në projekte, të cilat më pas trumbetohen me të madhe në mediat që i shërbëjnë qeverisë si investime të rëndësishme. Por që në fakt janë thjesht sa për fasadë, si pothuajse të gjitha punët e “Rilindjes” së Ramës në këto tre vjet qeverisje.

Zgjerimi i autostradës

Qeveria ka gati projektin për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me 3 korsi, ku parashikohet shtim i trafikut të makinave dhe lejim i shpejtësisë deri në 140 km/orë. Sipas të përditshmes Panorama, zgjerimi i rrugës ishte planifikuar nga qeveria që në zbatimin e projektit për gjelbërimin në Tiranë¬-Durrës. Në të njëjtën kohë që qeveria realizoi projektin për mbjelljen e palmave, u zhvillua tenderi për kryerjen e studimit dhe projektimit të zgjerimit të rrugës, ku fituese u shpall kompania “Spea Engineering s.p.a.” Në emër të qeverisë shqiptare tashmë kompania italiane i ka dorëzuar Autoritetit Rrugor Shqiptar projektin për zgjerimin e rrugës me 3 korsi, zbatimi i të cilit kushton 120 milionë dollarë. Gazeta zbardh projektin e ri, zbatimi i të cilit është parashikuar i ndarë në 3 lote, ndërsa trafiku i makinave do të rritet nga 24 mijë në ditë në 67 mijë.
Projekti parashikon 3 korsi kalimi për secilën anë të rrugës dhe një zonë me trafikndarëse 2,6 metra e gjerë. Në total, gjerësia e rrugës do të jetë 35.10 metra dhe kjo bëhet për shkak të trafikut të lartë të makinave në këtë rrugë, duke e shndërruar Tiranë¬-Durrës në superstradë të kategorisë A1. “Studim¬projektimi për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e një infrastrukture të kategorisë “A”, e cila duhet të ketë karakteristikat për të përballuar volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit, si dhe të përmirësojë gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese, tashmë tejet të amortizuara në një pjesë të madhe të superstradës, duke ofruar kështu një nivel të përshtatshëm shërbimi për këtë kategori rruge”, thuhet në projektin e qeverisë.

Arben Shahini

Artikulli paraprakFundi i socializmit
Artikulli tjetërDrejtori i Policisë së Lezhës parcela me drogë në Priskë