Qytetarët në revoltë për ushqim, kryevemja tallet dhe bën show (Foto)

Qyetarë të shumët në njësinë nr.1 në kryeqytet kanë shpërthyer në revoltë ditën e sotme për bukën e gojës, ndërsa kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj i ka shpërfillur ata duke u tallur dhe duke bërë show.

Në një lidhje telefonike me AbcNews, Veliaj u shpreh se, “të gjithë e kanë kuptuar por vetëm jo njësia 1. Keni detyrë edhe t’i arsimoni njerëzit ju si media ai vetë është në terren, nëpër kamione duke i shpërndarë vetë ndihmat”.

Ky i babëzitur që puna që di të bëjë më mirë është vetëm mashtrimi, tallet me qytetarët në nevojë, me ata që nuk kanë asnjë mundësi mbijetese në këto ditë tejet të vështira.

Vemja del dhe bën show duke shpërndarë ato pak ndihma në mënyrë makabre pasi i poshtëron qytetarët që marrin kafshatën e bukës duke u publikuar fotot në rrjetet sociale.

Qytetarë të shumtë të njësinë bashkiake nr.1 në kryeqytet janë grumbhulluar mëngjesin e sotëm para minisbashkisë për të kërkuar ushqimet të cilat janë shpërndarë në formë ndihmash,por janë përballur me harbutërinë e policëve të bashkisë.

Ndryshe nga sa shpesh është deklaruar nga Rama dhe Veliaj, qytetarët e grumbulluar janë shprehur se, prej ditësh nuk kanë marrë ndihma, dhe ato që janë shpërndarë janë dhënë në mënyrë selektive.

Në këto ambiente janë vënë re prindër me fëmijë, por edhe të moshuar, të pastrehë dhe persona me aftësi të kufizuara. Ata janë shprehur tepër të revoltuar ndaj punonjësve të njësisë bashkiake.

Artikulli paraprakInfektimi me koronavirus i çiftit në Tropojë, përgjigjja e analizave vonoi 4 ditë, dyshime për mjekët që i vizituan
Artikulli tjetërI infektuari me Covid-19 në Elbasan ishte administrator pallati, kishte dalë derë më derë të mblidhte lekët…