Ka shkuar ne 5 persona numri i të prekurve me Covid 19-të në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për dy djemtë e 62 vjeçarit të infektuar një ditë më parë banor të lagjes “Emin Matraxhiu”. Ata janë përkatësisht të moshës 22 dhe 25 vjeç.
Ende është e paqartë se kush nga pjestarët e familjes është prekur më parë dhe ka infektuar më pas pjesën tjetër. Ndërsa një ditë më parë u deklarua se një nga djemtë pasi ka pasur kontakte me një shtetas italian, dyshohet se ka infektuar familjen e tij. I pashpjegueshëm është fakti se vetëm gruaja e familjes ka rezultuar negative.
Nuk përjashtohet mundësia që të jetë infektuar gruaja e para, pasi fqinjët konfirmojnë faktin se ajo para dy javësh ka pasur temperaturë, duke nënkuptuar se tanponi ka rezultuar negativ pasi gruaja të jetë shëruar në kushte shtëpie.
Gjithsesi 4 anëtarët e familjes janë izoluar prej ditës së djeshme në banesën e tyre. Shqetësim është fakti i zinxhirit të kontakteve. Djemtë nuk përbëjnë shumë problem në Elbasan pasi ata jetonin në kryeqytet, por prindërit kishin lëvizje në qytet.
Gruaja është punonjëse e hipotekës, ndërsa burri adminsitrator pallati. Burimet bëjnë me dije se qysh prej një jave hipoteka vijon punën me staf të reduktuar, duke dërguar në shtëpi pjesën dërrmuese të stafit, ndërsa burri administrator javën e fundit kishte mbledhur edhe lekët e ashensorit.
Në lidhje me këtë fakt banorët aty pranë e ndjejnë veten të rriskuar, ndonëse një ditë më parë u krye dezifektimi i zonës, pallatit dhe banesës.
Në lidhje me dy të infektuarit e parë në Elbasan, të cilët janë të së njëjtës familje shpresohet që tamponët që do tu bëhen të rezultojnë negativ, pasi janë stabilizuar ndjeshëm. Në Elbasan konstatohen 5 të infektuar që i përkasin dy familjeve./ Entela Duka-Faxnews