Vajza 12 vjeçe i shkruan Berishës: Më pushuan mamin nga puna, tani do na mungojë edhe buka e gojës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një vajze 12 vjeçare se Bashkia e Gjirokastrës i ka pushuar nga puna nënën e saj. Ajo shkruan se, tani përveç frikës nga Koronavirusi dhe të qëndruarit në shtëpi, neve tani do të na mungojë edhe buka e gojës pasi nuk është momenti që mami të gjejë punë tjetër.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Epidemia e Koronavirusit shoqerohet me epidemine e shkarkimit kolektiv te punonjesve nga narkokryetaret monist zuzare!

Lexoni mesazhin e 12 vjeçares nga Gjirokastra! sb

Pershendetje xhaxhi Sali! Une qe po te shkruaj jam nje vajze 12 vjece nga qyteti i Gjirokastres. Sot mami im me erdhi ne shtepi shume e merzitur. Degjova qe kishin hequr 50 veta nga bashkia Gjirokaster aty ku punonte dhe mami im. Shqetesimet ne familjen tone u shtua. Pervec frikes nga Koronavirusi dhe te qendruarit ne shtepi ne tani do te na mungoje edhe buka e gojes pasi nuk eshte momenti qe mami te gjeje pune tjeter.Te lutem beje publike por anonim sepse kam frike se mos me heqin dhe babin.Te perqafoj nga Gjirokastra!

Artikulli paraprakZyrtari i Ministrisë preket nga Covid-19
Artikulli tjetërShkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi, 20 raste të reja me Covid-19