Pamje shokuese në oborrin e Infektivit, mjekja i bën frymëmarrje artificiale pacientit pasi e zbret nga helikopteri

Pamjet e mëposhtme janë regjiastruar tek Spitali Infektiv në Tiranë ndërsa një person shikohet pranë një helikopteri të urgjencës ndërsa është lënë për pak kohë i shtrirë në barrelë.

Nga pamjet duket se pacienti ndodhet në gjendje të rëndë dhe vetëm një mjeke i gjendet pranë.

Kjo e fundit po bën përpjekje për ta mbajtur në jetë dhe i ka bërë për 6 minuta masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale para ambienteve të Infektivit .

Ende nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë dhe për rrethanat e kësaj ngjarjeje e cila në dukje përbën një rast jo të zakonshëm pasi është regjistruar në një ambient të hapur.

Mjekja bën përpjekje titanike duke i bërë masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale. Pacienti ka mbërritur me helikopterin e urgjencës ndërsa pas rreth 6 minutave përpjekje nga mjekja është afruar një ambulancë që ka transportuar pacientin.

Artikulli paraprakSupermarketet, farmacitë dhe çdo biznes që lejohet hapur, mund të tregtojë edhe pas orës 13:00
Artikulli tjetërSkandal diplomatik, Rama jep si shembull radikalin e vrarë si terrorist nga SHBA