Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas bllokimit të migrantëve prej 48 orësh në Greqi dhe Malin e Zi. Në një reagim, Basha shkruan se, qeveria duhet të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që mbahen peng në rrugë dhe pikat kufitare.
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.
Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.