
Sipas të dhënave të raportuara gjatë orëve të fundit, numri i viktimave në SHBA ka shkuar në 7,043 persona nga Covid-19.
Ndërsa deri tani janë regjistruar 277,533 persona të infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse. Fatmirësisht sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore janë shëruar 12,283 persona.
Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë.
Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jet