Banorët e Qeparoit janë ngritur kundër Koço Kokëdhimës në lidhje me projektet klienteliste të këtij të fundit në zonën e Himarës. Përmes një peticioni, banorët e Qeparoit i kërkojnë Kokëdhimës që të ndalojë çdo projekt klientelist ndërsa paralajmërojnë se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. “Ne banorët e fshatit Qeparo të Lagjes “Protopapë”, ju bëjmë me dije se në daten 18 gusht në shëtitoren e fshatit në plazh, Bashkia Himarë pa bërë asnjë Njoftim Publik, organizoi një takim për të prezantuar një projekt për lagjen tonë. Ne banorët e kësaj lagjeje e kundërshtojmë me gjithë forcën tonë dhe nuk do të lejojmë që ky projekt të prishi shtëpitë tona për interesat personale të ish-deputetit Koço Kokëdhima, i cili pa asnjë atribut bën dhe prezantimin e këtij projekti. Ish-deputeti le të prishi objektin e tij të parin, i cili është ndërtuar në ish-fushën e sportit dhe anekset e saj. Zotërinj: Kjo lagje është ndërtuar që prej vitit 1965 me leje të rregullt, sipas ligjeve të asaj kohe dhe planit rregullues. Eshtë ndërtuar me sakrificë, duke derdhur djersën dhe gjakun tonë, dhe po kështu do t’i mbrojmë shtëpitë tona. Ju bëjmë me dije se këto vitet e fundit në fshatin Qeparo të Bashkisë Himarë janë akorduar shuma të mëdha, miliarda lekë për investime si: 1.Rruga e fshatit të Sipërme, rrugë e cila sot është jashtë çdo standardi. 2.Ujësjellësi i fshatit është i papërdorshëm nga ne. 3.Shëtitorja nuk u zbatua projekti fillestar, por u zbatua projekti dytësor për lotin e dytë, i cili dëmtoi pronat e mbi 40 familjeve dhe i shërben vetëm hotelit ish-deputetit dhe familjarëve të tij. Në mbyllje të këtij pedicioni kërkojmë nga ana juaj bllokimin e çdo veprimtarie që është në dëm të komunitetit tonë dhe çdo plan zhvillimi që do të bëhet duhet të bëhet sipas miratimit dhe në përputhje me kërkesat e komunitetit”, thuhet në peticionin e banorëve të Qeparoit.
Kryesore
Continue to the categoryKrimi bën kërdinë në Shqipëri, policia “mbledh gëzhojat”, qytetarët të pasigurt...
Nga Rigels Seliman
Rendi publik në Shqipëri ka arritur në një pikë kritike, ku krimi i organizuar po bën kërdinë dhe qytetarët ndihen gjithnjë e...